Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, dhe përfaqësuesin e Zyrës së Jashtme Federale Gjermane, Tilmann Scherf.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në FSK, prioritetet e saj dhe planet për të ardhmen, si dhe për situatën e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Jashari ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së, ndërsa palët kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ushtarak.




