Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 13 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja.
Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 19 raste, pasuar nga Ferizaj me 12, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste.
IKShPK u bën thirrje qytetarëve që në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Instituti gjithashtu u apelon prindërve të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve, duke theksuar se vaksinimi mbetet mbrojtja më efektive kundër fruthit.




