Komanda Rajonale Lindore e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka bashkëpunuar me një klinikë veterinare lokale në Mitrovicën e Jugut, duke dhuruar pajisje dhe duke ofruar mbështetje profesionale për kujdesin ndaj kafshëve.
Nisma është realizuar përmes ekipit të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak (CIMIC) të KFOR-it, në bashkëpunim me veterinerë të Rezervës së Ushtrisë Amerikane dhe profesionistë vendorë.
Sipas KFOR-it, ky bashkëpunim synon forcimin e marrëdhënieve me komunitetin lokal dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet veterinare, duke kontribuar në një mjedis më të sigurt për qytetarët në Kosovë.




