Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit të paraparë me Kushtetutë, i cili përfundon më 7 gusht.
Nga Zyra e Presidentes është bërë e ditur se Haxhiu po u lë hapësirë partive politike për të zhvilluar bisedime dhe për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Sipas njoftimit, kjo qasje synon që Kuvendi të konstituohet me mundësi reale për krijimin e institucioneve dhe shmangien e një bllokade të re institucionale.




