Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Camp Film City në Prishtinë sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Ferudun H. Sinirlioğlu.
Gjatë takimit, Ulutaş ka prezantuar vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në rajon dhe ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Palët kanë diskutuar për zhvillimet e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ruajtjen e stabilitetit.




