Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se identiteti i kësaj partie lidhet me idealistët dhe anëtarësinë e saj, duke theksuar se LDK-ja duhet t’u rikthehet vlerave mbi të cilat është ndërtuar.
Sipas Hazirit, në historinë politike të Kosovës, LDK-ja është njohur si parti e idealistëve, ndërsa shtoi se forca e saj buron nga anëtarësia dhe jo nga funksionarët.
Ai bëri thirrje për një rikthim te idealet dhe te baza e partisë, duke theksuar se anëtarësia duhet të ketë rolin kryesor në rrugëtimin e mëtejmë të LDK-së.




