Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar në Washington me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gjatë takimit, palët diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe çështjet me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve për koordinim më të madh ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe./EO/




