Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.
Gjatë takimit, Zulfaj ka falënderuar Hungarinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e koordinimit për avancimin e agjendës së anëtarësimit në BE.
Ai ka theksuar se Kosova synon të përparojë në proceset demokratike, zhvillimin ekonomik dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Evropian, me qëllim marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.




