Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) të 22 korrikut 2010, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për Kosovën.
Në një reagim të saj, Osmani ka publikuar pamje nga momenti i shpalljes së opinionit në Hagë, ku GjND-ja vlerësoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë ekipin që, sipas saj, ka punuar për arritjen e këtij rezultati historik për Republikën e Kosovës.




