Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë aksioneve të zhvilluara në dy ditët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve.
Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë konfiskuan katër armë zjarri, 32 fishekë, katër thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore, ndërsa në koordinim me prokurorët kompetentë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore. Armët dhe mjetet e sekuestruara janë proceduar si prova materiale.





