Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklaratës së Alban Krasniqit, i cili e kishte quajtur atë “vrasës” pas tragjedisë në një vendpunishte në Prishtinë.
Rama ka thënë se akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk e ndryshojnë përgjegjësinë ligjore, duke theksuar se disa kompetenca për sigurinë në punë i takojnë institucioneve qendrore.
Ai ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Krasniqit për shpifje.
Rama gjithashtu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për përdorim të gjuhës politike të linçimit ndaj kundërshtarëve.




