Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku humbi jetën një punëtor dhe një tjetër u lëndua pas rrëzimit të një krani.
Inspektorati ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka bërë të ditur se rasti po hetohet me prioritet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.
Sipas institucionit, shkaqet e aksidentit do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizave. Nëse konstatohen shkelje të sigurisë në punë, do të merren masat ligjore.
Inspektorati ka kërkuar gjithashtu koordinim më të mirë me komunat për njoftimin e kantiereve të reja dhe forcimin e kontrolleve parandaluese.




