Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, të dyshuarit dyshohet se gjatë luftës në Kosovë kanë qenë të përfshirë në vrasje, maltretim dhe dëbim të civilëve.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa për shkak të procedurës hetimore nuk ka dhënë detaje të tjera.
Lidhur me gërmimet në Zubin Potok, Prokuroria ka kërkuar nga publiku dhe mediat që të shmangin publikimin e informatave të pakonfirmuara, duke theksuar se çdo konfirmim do të bëhet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente./EO/




