Kryeministri në dëtyrë, Albin Kurti ka reaguar pas fitorës së përfaqësueses së Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2-0.
Kurti shkruan se ky është rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën.
“Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.





