Deputeti i Vetëvendosjes dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend, duke mbrojtur kryetarin e partisë, Albin Kurti.
Basha ka thënë se Kurti po i fton partitë e tjera për diskutime dhe marrëveshje, ndërsa sipas tij, po përballet me sulme dhe ofendime.
Në reagimin e tij, Basha ka përmendur edhe Milan Radoiçiqin dhe Listën Serbe, duke kritikuar partitë opozitare.
“Kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë! Edhe kush? Këta që Radoiçiqin e pritshin në kryeministri e Listën Serbe e mbajshin në qeveri. Marrëzitë nuk kanë fund, por as populli nuk jau fal!”, ka shkruar Basha.




