Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Konjufca kritikoi retorikën e Beogradit ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin e tij ushtarak me Kinën. Ai tha se qëndrimet tolerante të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë kanë ndikuar në forcimin e kësaj politike.
Konjufca theksoi gjithashtu se Kosova vazhdon të jetë e orientuar drejt aleancës perëndimore dhe mbështet Ukrainën përballë agresionit rus.
Ai tha se diplomacia kosovare duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e vendit dhe të forcojë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.




