Portieri i Kombëtares së Kosovës, Art Selaci, është përzgjedhur në ekipin më të mirë të “Men’s 18 EHF Championship II”, që përfundoi në Telavi të Gjeorgjisë.
Selaci u dallua me paraqitjet dhe pritjet e tij gjatë gjithë turneut, duke u përfshirë në shtatëshen më të mirë të Evropianit.
Turneu u fitua nga Bullgaria, e cila në finale mposhti Gjeorgjinë me rezultat 35:28.




