Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 56 raste të reja gjatë periudhës 7–14 gusht.
Nga këto raste, 53 kanë të bëjnë me dhunë në familje, një me dhunim, një me lëndim të lehtë trupor dhe një me shkelje të urdhrit mbrojtës.
Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar edhe 8 kërkesa për urdhër mbrojtjeje dhe 20 për urdhër mbrojtjeje emergjente. Po ashtu, janë zhvilluar 25 seanca gjyqësore dhe 14 seanca në prokurori.
ZMNV ka ofruar 53 këshilla juridike, ndërsa janë dhënë edhe 6 aktgjykime dënuese.




