Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për arrestimin e A.G., gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”. Sipas autoriteteve, hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë siguruar prova që kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e tij në rast.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera, duke theksuar se hetimet janë në zhvillim dhe se duhet respektuar prezumimi i pafajësisë.
Autoritetet kanë deklaruar se do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.




