I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se dialogu i Brukselit nuk ka përfunduar dhe se së fundmi ka sjellë rezultate konkrete, përfshirë përparimin për personat e zhdukur.
Sorensen tha se zbatimi i marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të Ohrit mbetet i pamjaftueshëm dhe u bëri thirrje të dyja palëve të përmbushin obligimet e tyre.
Ai theksoi se krizat politike nuk i ndryshojnë detyrimet e marra në dialog, ndërsa BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë procesin.
Sipas tij, institucionet funksionale janë të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa Kosova dhe Serbia mbeten përgjegjëse për përmbushjen e obligimeve të tyre./EO/




