Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar situatën aktuale politike dhe bllokadën në Kuvend, duke paralajmëruar protesta dhe bllokada nëse kriza institucionale vazhdon.
Haradinaj tha se ka mbështetur një nismë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Ai kritikoi edhe qasjen e deritanishme të opozitës, duke thënë se aktiviteti vetëm në rrjetet sociale nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar situatën politike.
“Protesta, bllokada, do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit”, deklaroi Haradinaj.
Gjatë deklarimit, ai përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke ngritur akuza për qëndrimet e tyre politike.
Deklaratat e Haradinajt vijnë në kohën kur Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike.




