Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar moskonstituimin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po pengon funksionalizimin e institucioneve.
Tahiri tha se konstituimi i Kuvendit nuk ka asnjë kusht tjetër përveç verifikimit të mandateve të deputetëve.
Ai deklaroi se Aleanca mbështet konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit, ndërsa shtatë votat e saj i lidh me miratimin e gjashtë pikave të propozuara nga partia.




