Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryetarët e komunave të Kosovës do të organizojnë protestë në shtator para ndërtesës së Qeverisë.
Rama ka thënë se kryetarët janë bashkuar kundër asaj që e konsideron shkelje të ligjit dhe presion financiar ndaj pushtetit lokal.
Sipas tij, komunat po përballen me bllokim të mjeteve dhe pengesa në realizimin e projekteve. Rama pretendon se mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që, sipas tij, nuk janë krijuar nga komunat.
Ai ka kritikuar Qeverinë për qasje të njëanshme ndaj komunave dhe ka kërkuar që fondet publike të shpërndahen pa dallime politike.
“Komunat nuk janë të kryetarëve, komunat janë të qytetarëve”, ka deklaruar Rama.




