Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke akuzuar kundërshtarët politikë për cenim të rendit kushtetues dhe bllokim të institucioneve.
“E kanë cenu rendin kushtetues, e kanë blloku shtetin dhe tash po e luajnë shtetin mes vete”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Deliu-Kodra ka kritikuar edhe takimet mes akterëve politikë, duke thënë se qytetarët nuk mund të binden se situata aktuale është normale.
“Mundeni me e mashtru veten. Kosovën jo”, ka përfunduar ajo.




