Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar publikimin e marrëveshjes së KEK-ut për shitjen e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut.
Tahiri ka deklaruar se marrëveshjet ndërshtetërore duhet të jenë transparente dhe ka ngritur dyshime për shkelje të ligjit dhe tejkalim të kompetencave.
Ai ka kërkuar nga ministria përgjegjëse që të bëjë publike marrëveshjen dhe të gjitha dokumentet që lidhen me të.
“Transparenca nuk është luks dhe zgjedhje politike, por detyrim ligjor e institucional!”, ka deklaruar Tahiri.




