Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar politikat energjetike të Qeverisë, duke akuzuar ekzekutivin për dështim në zhvillimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë.
Gjini ka thënë se Aleanca kishte kundërshtuar fuqishëm anulimin e projektit “Kosova C” dhe prishjen e projektit me “ContourGlobal”.
Sipas tij, Kosova tashmë po shet qymyr dhe po detyrohet të blejë energji me çmime shumë më të larta.
Ai e ka krahasuar këtë situatë me politikat e vendeve më të pazhvilluara dhe ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e menaxhimit të sektorit energjetik.




