Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka kritikuar eksportin e thëngjillit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si tregues të mungesës së vizionit për zhvillimin energjetik.
Rashiti tha se nxjerrja e thëngjillit shkakton dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërsa çmimi i shitjes, sipas tij, nuk i mbulon as këto kosto.
Ai vlerësoi se Kosova do të duhej të kishte ndërtuar një termocentral të ri rreth 600 MW, i cili do ta shfrytëzonte thëngjillin me teknologji moderne dhe standarde më të larta mjedisore.
Sipas Rashitit, politikat energjetike dhe zhvillimore të Kosovës kanë vazhduar të përkeqësohen ndër vite.




