Policia e Kosovës ka ekstraduar sot drejt Spanjës një shtetas të huaj, i cili kërkohej me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Ai ishte arrestuar në Kosovë për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”.
Ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe Spanjës.




