Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë muaj burgim Kadri Xhemailin, i cili u shpall fajtor për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas gjykatës, Xhemaili e kishte kërcënuar Kurtin përmes një komenti në Facebook, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën.
Dënimi duhet të ekzekutohet brenda 30 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Xhemaili është obliguar gjithashtu të paguajë 200 euro shpenzime gjyqësore dhe 100 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh.




