E hëna do të sjellë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta në disa zona të Kosovës.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.
Java pritet të nisë kështu me temperatura të larta dhe mot kryesisht të qëndrueshëm.




