Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të LVV-së, Visar Korenica, se e kishte informuar Albin Kurtin në vitin 2024 për kontratën për dërgimin e vagonëve të Trainkos-it për riparim në Serbi.
Deliu-Kodra ka pretenduar se Kurti ishte në dijeni për këtë çështje, por nuk kishte reaguar.
“Albin Kurti paska qenë i informuar qysh më 24 maj 2024 për kontratën e Trainkos-it për renovimin e vagonëve në Serbi. I paralajmëruar. I informuar. Në dijeni. Dhe ka heshtur”, ka shkruar ajo.
Ajo ka kritikuar gjithashtu trajtimin e punëtorëve që kanë folur për rastin, duke kërkuar përgjegjësi edhe nga zyrtarët që, sipas saj, kanë qenë të informuar.




