Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 32 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 40 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 2,209 tiketa trafiku.
Policia ka arrestuar 18 persona, ndërsa 10 persona janë në mbajtje.
Sipas të dhënave të publikuara, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




