Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga aksioni i kësaj partie para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Në pamjet e publikuara shihen edhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar aksionit, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar institucionale.
“Çdo ditë këtu, çdo ditë e më shumë, derisa të rikthehet rendi kushtetues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.
PDK-ja po vazhdon aksionet para Qeverisë, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.




