Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar institucionet e Kosovës për dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi, duke thënë se nuk mund të pretendohet se nuk dihej identiteti i nënkontraktorit.
Ramadani i është referuar Ligjit për Prokurimin Publik, duke theksuar se tenderuesi është i obliguar të deklarojë nënkontraktorët dhe pjesët e kontratës që do t’u delegohen.
“E keni ditur se pas Banjskës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi”, ka shkruar ai.
Sipas Ramadanit, autoriteti kontraktues duhet ta ketë të verifikuar identitetin dhe dokumentacionin e nënkontraktorit gjatë procesit të tenderimit.




