Policia ka sekuestruar substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Temecinë të Malishevës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, si dhe disa cigare të zbrazëta.
Sipas raportit policor, lidhur me rastin nuk raportohet për persona të arrestuar.




