Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Vetëvendosjen, duke e akuzuar për pengesa institucionale ndaj projekteve të Komunës së Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se pothuajse çdo nismë për zhvillimin e kryeqytetit është përballur me kundërshtime nga Vetëvendosje.
Ai bëri të ditur se Gjykata, sipas tij, edhe në rastin e fundit ka vendosur në favor të Kryeqytetit, duke e cilësuar këtë si një tjetër fitore institucionale.
Rama e ashpërsoi më tej reagimin, duke akuzuar Vetëvendosjen për linçim dhe përpjekje për denigrimin e kundërshtarëve politikë.
Në përfundim, ai deklaroi se kjo mënyrë e veprimit do të ketë pasoja politike për Vetëvendosjen.




