Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo ka thënë se më 16 shtator nuk do të vendoset vetëm për fatin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por edhe për mënyrën se si do të trajtohet historia e Kosovës.
Çitaku theksoi se Thaçi nuk duhet parë vetëm përmes përkatësisë politike, por si pjesë e luftës së UÇK-së dhe historisë së Kosovës.
Në fund, ajo bëri thirrje që përtej dallimeve politike, në qendër të vendoset Kosova.




