Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe për mbështetjen e misionit evropian gjatë gërmimeve në varrezat masive në Zubin Potok.
Sveçla vlerësoi kontributin e EULEX-it dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit.




