Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit.
Dugolli pretendon se aktakuza përmban të dhëna që, sipas tij, tregojnë për një plan operativ të BIA-s serbe për dëmtimin e imazhit të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për rolin e disa figurave nga politika, media dhe shoqëria civile, duke pretenduar se kanë përhapur narrativa të ngjashme kundër Kurtit.
Dugolli u ka bërë thirrje atyre që, sipas tij, mund të jenë përfshirë pa vetëdije në këtë situatë, që të distancohen publikisht dhe të mos mbështesin narrativa që ai i cilëson të sponsorizuara nga Serbia./EO/




