Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu pas vdekjes së Prof. Dr. Eqrem Kryeziut.
Haxhiu tha se me vdekjen e tij, Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar, i cili për më shumë se pesë dekada kontribuoi në arsim, kulturë dhe jetën publike.
Ajo theksoi se Kryeziu ishte profesor dhe njeri i letrave, ndërsa për shumë vite ishte i angazhuar edhe në politikë.
Emri i tij, sipas Haxhiut, mbetet veçanërisht i lidhur me Prizrenin, të cilin e udhëhoqi si kryetar në vitet e para të qeverisjes lokale pas luftës. Ai kontribuoi edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në jetën politike të vendit.
Haxhiu i shprehu ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Eqrem Kryeziun.




