Administrata e presidentit Donald Trump ka pezulluar përkohësisht intervistat për viza imigruese në ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën.
Departamenti i Shtetit ka nisur një proces të ri trajnimi dhe shqyrtimi për aplikantët, me fokus te mundësia që ata të mbështeten në përfitimet publike pas hyrjes në SHBA.
Personat që kishin intervista të planifikuara janë njoftuar për shtyrjen dhe pritet të marrin data të reja. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të rifillojë procesi.
Masa është pjesë e politikave të administratës Trump për forcimin e kontrolleve ndaj imigracionit, përfshirë edhe aplikantët për qëndrim të përhershëm./Sinjali/




