Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është bërë pjesë e listës së Galatasarayt për përforcimet e repartit ofensiv.
Sipas raportimeve nga Turqia, klubi nga Stambolli po shqyrton të dhënat dhe raportet mjekësore të 23-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Hoffenheimit.
Asllani zhvilloi një sezon të mirë në Gjermani, duke shënuar 21 gola në 35 paraqitje dhe duke kontribuar në kualifikimin e Hoffenheimit në Ligën e Evropës.
Deri tani nuk raportohet për ofertë zyrtare, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi i Galatasarayt do të kalojë në negociata konkrete me Hoffenheimin.




