Dhjetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë bërë betimin para ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ceremonia e betimit shënon zyrtarisht fillimin e mandatit të përbërjes së re të KQZ-së.
Në ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë morën pjesë të 10 anëtarët e rinj të institucionit përgjegjës për administrimin e proceseve zgjedhore në Kosovë.




