Atletico Madridi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Juventusit, Jonathan David.
Sipas Fabrizio Romanos, klubi spanjoll ka propozuar huazimin e kanadezit me mundësi blerjeje, ndërsa palët po diskutojnë kushtet financiare.
Juventusi është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e Davidit, por fillimisht kërkon të sigurojë një zëvendësues në sulm.
Largimi i tij do t’i mundësonte klubit italian të lironte edhe hapësirë në buxhetin e pagave.




