Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar opozitën për qëndrimin ndaj seancave të Kuvendit.
Ajo ka thënë se deputetët opozitarë kërkojnë mbajtjen e seancave, por më pas nuk qëndrojnë në sallë.
“Duam seancë”, thonë. E pastaj, “nuk rrimë në sallë”, ka shkruar ajo në Facebook, duke e cilësuar këtë situatë si të pabesueshme.




