Bekim Sejdiu ka pranuar kandidaturën për president të Kosovës, pasi emri i tij është mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja si kandidat konsensual.
Sejdiu tha se e vlerëson besimin e dy partive dhe se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart posti i presidentit.
Ai theksoi se angazhimi i tij deri tani ka qenë kryesisht në fushën akademike dhe profesionale, por ka vendosur ta pranojë propozimin dhe të vihet në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit tash duhet të kalojë nëpër procedurën kushtetuese në Kuvendin e Kosovës.




