Bekim Sejdiu është kandidati për president të Kosovës, për të cilin janë dakorduar Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.
Sejdiu është jurist, profesor universitar dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Para emërimit në këtë institucion në vitin 2015, ai ka pasur një karrierë në diplomaci.
Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas ka qenë konsull i përgjithshëm në Nju-Jork. Më herët ka punuar edhe si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sejdiu është profesor në Departamentin e së Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet universitare i ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa ka ndjekur studime pasuniversitare në Turqi, Bosnje e Hercegovinë, Itali dhe Slloveni.
Gjatë karrierës së tij akademike dhe publike, Sejdiu është angazhuar në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe tolerancës shoqërore. Ai gjithashtu ka botuar punime akademike dhe ka marrë disa mirënjohje ndërkombëtare./EO/




