Në Kosovë janë regjistruar 1,092 ndërmarrje të reja gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Numri i bizneseve të reja u rrit me 45 për qind krahasuar me qershorin dhe me 20.4 për qind në raport me korrikun e vitit të kaluar.
Sektorët me më shumë regjistrime ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbimet e ushqimit dhe akomodimit.
Pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara ishin mikro-ndërmarrje. Rajoni i Prishtinës printe me 738 regjistrime, i ndjekur nga Prizreni dhe Ferizaj.
Në të njëjtën periudhë janë mbyllur 109 ndërmarrje.




