Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar situatën aktuale institucionale në Kosovë, duke thënë se legjitimitet të plotë nga vota e qytetarëve kanë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale.
Sipas Limajt, institucionet dhe postet e tjera publike nuk kanë aktualisht legjitimitet të qartë politik, për shkak të krizës institucionale në nivel qendror.
Deklarata e tij vjen në kohën kur partitë politike po përballen me vështirësi në konstituimin e Kuvendit dhe zgjidhjen e çështjes së Presidentit.
Ndërkohë, PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar vazhdimisht vazhdimin e procedurave për konstituimin e Kuvendit, ndërsa LVV-ja dhe LDK-ja kanë diskutuar për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, e cila nuk mori mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së./EO/




