Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, duke komentuar përplasjet rreth votës për kandidatin për President.
Tahiri ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndaj deputetëve që nuk e mbështetën kandidatin e propozuar.
Ajo ka theksuar se deputetët duhet të jenë të lirë të vendosin për votën e tyre dhe se partitë nuk duhet t’ua përcaktojnë qëndrimin në Kuvend.
Sipas Tahirit, kjo është pjesë e parimeve demokratike dhe e pavarësisë së deputetëve në ushtrimin e mandatit të tyre.




